Diaspora kërkon realizimin e votës së emigrantëve në zgjedhjet e 2021

Nga Exit News
Diaspora kërkon realizimin e votës së emigrantëve në zgjedhjet e 2021

Grupimi Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkoi që emigrantët të votojnë në zgjedhjet e 2021. Në një letër drejtuar Kuvendit e qeverisë, ata kërkojnë nga KQZ e re që vota e emigrantëve të jetë një nga çështjet kryesore të axhendës së tyre.

Ju rikujtojmë se mundësimi i këtij votimi ka qënë pjesë e premtimeve gjatë e pas fushatave elektorale dhe politika shqiptare ka pasur një kohë mëse të mjaftueshme për ta bërë realitet votën e emigrantëve për zgjedhjet e 2021. Mosmbajtja e këtij premtimi nga ana e aktorëve të rëndësishëm politikë, vetëm se do të nxjerrë në pah mungesën e vullnetit të tyre për mundësimin e kësaj vote të rëndësishme dhe të pakompromentueshme nga asnjera palë. Duke qenë se KQZ do të ketë një strukturë të re dhe kjo do të kërkojë kohën e vet, ne kerkojmë që vota e emigrantëve të jetë një nga çështjet kryesore të axhendës së këtij organizmi, që nga momenti i krijimit.”

Nga ana tjetër ky grupim kërkon:

  • Përfaqësimin direkt të Diasporës në Parlamentin e ardhshëm
  • Përfshirjen e Lëvizjes ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë‘ në procesin konsultativ të KQZ-së me grupet e interest
  • Të jenë monitorues të procesit të regjistrimit, të votimit dhe numërimit të votës

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>