Të paktën 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës për shkak se 32 mijë biznese janë mbyllur këtë vit.
Kështu u shpreh kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një postim në Facebook. Ai shton se një studim i Bankës Botërore gjeti se 6 në 10 biznese të regjistruara në Shqipëri nuk kanë realizuar asnjë fitim pas heqjes së masave kufizuese.
Basha pohoi se duhet një ndërhyrje urgjente që vendi të dalë nga kriza, e cila mund të realizohet nga një qeverisje ndryshe.
Kryetari i PD pohoi se plani ekonomik i PD do të të krijojë mundësi për çdo shqiptar të punojë e jetojë me dinjitet në vendin e tij.