Shkencëtarët rusë kanë publikuar raportin e parë të vaksinës, i cili tregon se vaksina krijon antitrupa. Studimi u publikua në revistën britanike The Lancet, më 4 shtator.
Rusia miratoi përdorimin e vaksinës për përdorim të brendshëm më 11 gusht, përpara se të publikoheshin rezultatet.
Ekspertët thanë se testimet ishin bërë në grupe të vogla dhe është e vështirë të flasësh për efekshmërinë dhe sigurinë. Ndërsa shkencëtarët perëndimor u shprehën se Rusia i ka shkurtuar afatet e provave.
Muajin e kaluar, Presidenti Vladimir Putin tha se vaksina ka kaluar çdo kontroll dhe se ai ia ka dhënë vajzës së tij.