
Mijëra kroatë protestuan të shtunën në kryeqytetin kroat kundër distancimit social të vendosur nga qeveria kundër Covid-19.
Sipas tyre masat shkelnin të drejtat dhe liritë e njeriut.
“Covid është një gënjeshtër, ne nuk jemi të gjithë kovidiotë” dhe “Hiq maskën, fik TV-në, bëj një jetë të plotë”, lexonin disa nga pankartat e e protestuesve në Zagreb.
Organizuesit e protestës, e quajtur Festivali i Lirisë, thanë se qeveria po vendos masa në shkelje “të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve të kufizuar” pa një “bazë të vlefshme mjekësore ose ligjore”.
“Ne këmbëngulim në respektimin e të drejtave të njeriut, lirive, njohurive, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë,” tha grupi që organizoi protestën në një deklaratë, sipas AFP.