Shqipëria duhet t’i paguajë konsorciumit ndërtues të autostradës Tiranë-Elbasan mbi $44 milionë në fatura të papaguara dhe taksa plus gati $1 milionë për shpenzime gjyqësore.
Vendimi është marrë javën e kalaur nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në Paris dhe është bërë publik nga portali Dosja.
Autostrada Tiranë-Elbasan filoi të ndërtohej në fund të vitit 2012, financuar me një kredi prej $220 milionë nga Banka Islamike për Zhvillim.
Ndërtuesi ishte një konsorcium greko-kuvajtian i përbërë nga Copri Construction Enterprises W.L.L. i Kuvajtit dhe Aktor S.P.A. i Greqisë.
Mosmarrëveshje mes konsorciumit ndërtues dhe Autoritetit Rrugor të Shqipërisë lindi në vitin 2015, kur ndërtuesi paraqiti dy kërkesa për pagesë kostosh shtesë të punimeve dhe shtyrje të afatit të punimeve respektivisht për Segmentin III (Tiranë deri në hyrjen e tunelit) dhe Segmentin I (nga dalje e tuneit deri ne Elbasan) të autostradës.
Kostot shtesë të kërkuara nga ndërtuesi ishin rreth rreth $31,2 milionë për Segmentin I dhe rreth $14 milionë për Segmentin III.
Sipas kontratës, këto kërkesa u vlerësuan nga inxhinjeri i pavaruar i projektit—kompania libaneze Spectrum Engineering Consultants S.A.R.L., Inxhinjeri pasi bërë vlerësimit, i gjeti, në korrik 2017, të drejta kërkesat, por i vlerësoi kostot e punimeve të kryera më pak se sa ndërtuesi, respektivisht $25,2 milionë dhe rreth $11,7 milionë.
Qeveria shqiptare nuk ra dakord me vlerësimin e inxhinjerit të pavarur duke pretenduar kosto më të ulët, por edhe ndërtuesi nuk ra dakord me vlerësimin duke këmbëngulur në koston e paraqitur prej tij.
Për pasojë, palët duhet t’i nënshtroheshin procesit të zgjidhjes së mosmarrëveshjes.
Për shkak se një organizëm i parashikuar në kontratë për zgjidhjen miqësore të mosmarrëveshje, Bordi për Shqyrtimin e Mosmarrëveshjeve, nuk ishte krijuar palët ranë dakord që të krijohej për çdo rast mosmarreëveshjes një bord i posaçëm i quajtur Bordi për Shqyrtimin Miqësor të Mosmarrëveshjeve.
Ky bord duhet të përbëhet nga tre anëtarë, nga një përfaqësues i secilës palë dhe një kryetari i zgjedhur me konsensus nga dy përfaqësuesit.
Për të mundësuar këtë zgjidhje të rënë dakord mes palëve, desh të bëhej amendimi i kontratës fillestare në dakordësi mes palëve. Amendimi u nënshkrua në korrik 2017 nga përfaqësuesit e konsorciumit Copri+Aktor dhe Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika.
Për dy kërkesat e padakordësuara për kompensim u krjua një bordi i posacëm i cili i shqyrtoi mosmarrëveshjet, në shtator dhe tetor 2017. Bordi e gjeti të drejtë vlerësimin e inxhinjerit duke konfirmuar vlerën e kostove të papaguara nga qeveria për ndërtuesin për secilin segment rrugor.
Sipas amendimit të kontratës, nëse asnjëra palë nuk e kundërshton vendimin e bordit brenda një afati të caktuar ai bëhet i detyrueshëm.
Autoriteti rrugor nuk e kundërshtoi vendimin brenda afatit dhe për rrjedhojë ai u bë i detyrueshëm për në dhjetor 2017 për t’ju paguar ndërtuesit nga autoriteti rrugor.
Autoriteti refuzoi ta bëntë pagesë, çfarë e detyroi ndërtuesin t’i drejtohej Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris.
Përveç pagesës së detyrimit për koston e punimeve, ndërtuesi kërkoi gjithashtu pagesën e TVSH-së mbi këto punime.
Nga ana e saj qeveria e kundërshtoi padinë e ndërtuesit me disa argumenta teknike duke pretenduar tre gjëra:
— Ndryshimet e bëra në kontratë për krijimin e bordit miqësor ishin bërë në mënyrë jo të rregullt ligjore dhe në shkelje të vetë kontratës, prandaj ato janë të pavlefshme dhe për rrjedhojë edhe vendimet e bordit janë të pavlefshme.
— Duke qenë se ndërtuesi është regjistruar si një shoqëri e përbashkët në Tiranë dhe ndryshimet në kontratë janë ndryshime administrative, vlefshmëria e këtyre ndryshimeve është juridiksion i sistemit gjyqësor administrativ shqiptar dhe jo arbitrazhit ndërkombëtar.
— Qeveria gjithashtu kundërshtoi pagesën e TVSH-së me arsyetim se punimet e financuara nga kredi janë të përjashtuara nga TVSH.
Gjykata e arbitrazhit përveç pretendimeve argumentave të palëve shqyrtoi velrësimet me shkrim dhe dëgjoi dy ekspertë të pajtuar nga secila palë: teknik dhe dëgjoi ekspertin e zgjedhur nga pala paditëse Fato Lazimi për paditësin Copri+Vektor dhe Joana Qeleshi për qeverinë.
Pas shqyrtimit të çështjes, gjykata e arbitrazhit vendosi të pranojë pretendimin e ndërtuesit duke e urdhëruar qeverinë të paguajë:
—Koston shtesë të papaguar ndaj ndërtuesi në vlerën e caktuar nga inxhinjeri supervisor i pavarur prej afërsisht $36,9 milionë—respektivisht $25,2 milionë dhe $11,7 milionë për Segmentin I dhe Segmentin III.
— Pagesën e TVSH-së mbi koston e mësipërme afërsisht në vlerën $7,4 milionë.
— Koston e shpenzimeve të arbitrazhit në shumën afërsisht $593 mijë.
— Koston e shpenzimeve të paditësit, palës fituese, në shumën $162 mijë.
Në total, qeveria duhet të paguajë rreth $45,1 milionë—$44,3 milonë kosto të papaguara plus TVSH dhe rreth $761 mijë shpenzimet e procesit.
Kostos totale duhet t’i shtohen edhe qindra mijëra euro të tjera kosto të shtetit shqiptar për mbrojtjen në arbitrazhin ndërkombëtar.