Pas vendimit të Gjykatës të Arbitrazhit, ka reaguar Partia Demokratike, e cila akuzoi qeverinë se do të marrë nga xhepat e qytetarëe 44 milionë euro.
Në një deklaratë për shtyp, ish deputeti Gent Strazimiri, shprehet se qeveria largoji kompaninë greke për të favorizuar kompaninë e Edmond Begos.
Strazimiri pohoi se qytetarët do të paguajnë 153 milionë euro për dy gjyqet që shteti shqiptar ka humbur në Arbitrazh, duke kujtuar dhe gjyqin me Bechettin.
Ai përfundoi deklaratën duke u shorehur:
“Rruga është largimi një orë e më parë i kësaj qeverie dhe hapja e një rruge për një qeverisje normale që mendon për popullin, ekonominë, jo që i zhyt ata në borxhe pa fund.”
Për të lexuar në lidhje me çështjen në arbitrazh të autostradës Tiranë-Elbasan kliko këtu.
Pas deklaratës së PD-së, reagoi sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, i cili tha se çështja në arbitrazh e rrugës Tiranë-Elbasan përmban kontrata të firmosura nga qeveria Berisha. Ai lë të kuptohet se do ta padisë ne Gjykatë PD-në, për shpifje.