
Lëvizja Socialiste për Integrimi (LSI) ka reaguar në lidhje me akuzat e ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, se “zyrtarët e LSI-së e kthyen projektin në një aferë në dëm” të vendit.
LSI akuzoi se sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla “përdori kunatin dhe motrën për lëvizjen e parave por edhe listën e njerëzve që punësonte në Elbasan”.
LSI ka publikuar një letër të ish-ministrit Edmond Haxhinasto drejtuar Kryeministrit Rama për problemet me kompaninë e ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan, shqetësimet e të cilit asnjëherë nuk u adresuan.
Në deklaratën për shtyp, LSI i kërkon qeverisë të marrë në pyetje Eridana Çano ish-Zëvendës Drejtore e Kabinetit të Kryeministrit, Arben Ahmetaj, ish Ministër i Financave dhe Afrim Qendron, kryetari i Këshillit Teknik.