Basha kujton kryengritjen e Postribës

Nga Exit News
Basha kujton kryengritjen e Postribës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha kujtoi të mërkurën kryengritjen e Postribës, në 8 shtatorin e 1946-s, njohur si lëvizja e parë anti komuniste në Shqipërinë, e cila sapo ishte vendosur nën regjimin komunist.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet se shtypja e përgjakshme e kryengritjes nga makineria terroriste e regjimit të Enver Hoxhës, do të mbahet mend gjatë për dhimbjen dhe shkretimin e familjeve të rëndësishme të elitës shoqërore, intelektuale e morale të Shqipërisë, si familjet e Jup Kazazit, Osman Haxhisë, Idriz Tahirit e Abdullah Sahitit.

28 persona u pushkatuan pa gjyq në Postribë në ditët e para të kryengritjes. Pushkatimet vazhduan më pas dhe në Shkodër, Mirditë, Pukë dhe Malësi të Madhe, duke e çuar në total numrin e të pushkatuarve në 60.

Basha përmendi sakrificën e malësorëve martirë për lirinë e Shqipërisë, e cila sipas tij është dhe sot përmasa më e plotë e përpjekjeve të shqiptarëve për të qenë pjesë e pandarë e qytetërimit dhe dinjitetit europian.

“Ky model na udhëheq ende, teksa ithtarët e diktaturës, tentojnë të na rikthejnë në një regjim ku pushteti politik dhe ekonomia janë përqendruar në pak duar, dhe fati, mirëqenia, punësimi e jeta e njerëzve varet nga një grusht njerëzish,” përfundon deklaratën e tij Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>