3 grupet parlamentare (PS, Demokrat, Demokraci dhe Drejtësi) dhe partitë jashtë parlamentit kanë dërguar emrat e përfaqësuesve të tyre në komisionin e posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së.
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në komision janë Damian Gjiknuri, Alket Hyseni dhe Adnor Shameti.
Myslym Murrizi dhe Edmond Stojku janë përfaqësuesit përkatësisht të grupi Parlamentar “Demokrat” dhe “Demokraci dhe Drejtësi”.
Ndërsa, Oerd Bylykbashi do të përfaqësojë Partisë Demokratike dhe LSI-në.
Grupi parlamentar “I pavarur” është i vetmi që nuk ka dërguar një përfaqësues. Sot, 9 shtator ishte afati i fundit i dorëzimit të propozimeve.
Komisioni i posaçëm parlamentar për KQZ-në do të zgjedhë Kryekomisionerin, dhe anëtarët e Rregullatorit dhe të KAS-it.