Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Tiranë, Artur Gaxha. Shkak për shkarkimin e gjyqtarit ishin problemet me pasurinë dhe paaftësia për të justifikuar me burime të ligjshme atë.
Sipas hetimit të KPK-së, Gaxha nuk justifikonte një apartament, me vlerë 10 mijë euro, me sipërfaqe 124 metra katrorë, të blerë në bashkëpronësi me bashkëshorten, ne vitin 2004.
Gjyqtari nuk provoi burimin e parave për blerjen e një garazhdi, në vlerën 3,2 milionë lekë si dhe të një toke arë në Mjull Bathore, 900 m2.
Gjithashtu ai deklaroi se 84 mijë dollarëve i ka fituar nga një llotari në vitin 2006.