Mijëra njerëz protestuan në qytetit më të madh të Zelandës së Re, Auckland, të shtunën, kundër masave të distacimit social të vendosura pas shpërthimit të rasteve të reja, raportoi Reuters.
Televizionet shfaqen mijëra njerëzit të ngjitur me njëri-tjetrin, pa maska.
“Ne jemi sot këtu sepse besojme se duhet ët mbrojmë të drejtën tonë. Duhet të fitojmë lirinë tonë”, tha për televizionin publik drejtuesi i partisë Përpara Zelanda e Re, dhe një nga organizatorët e protestës.
Zelanda e re u duk se e kishte ndalur me sukses përhapjen e viusit, por një shpërthim i ri ndohi në Auckland gjatë muajit gusht, dhe qeveria vendosi të izolojë sërish qytetin.
Kryeministrja Jacinda Ardern, e cila do të ketë zgjedhje më 17 tetor, rivendosi sërish masa të rrepta, muajin e kaluar, duke ndaluar grumbullimet me më shumë se sa 10 persona. Maskat gjithashtu janë të detyrueshme në transportin publik, në të gjithë vendin.
Të shtunën, Zelanda e Re raportoi dy raste të reja me koronavirus, duke e cuar numrin në total në 1, 444 të infektuar dhe 24 të vdekur, që prej fillimit të pandemisë.