Partia Demokratike (PD) shprehet se vendimi i qeverisë për hapjen e kazinove në qendër të Tiranës është në kundështim me ligjin.
Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për median u shpreh se Rama po i hap kazinot për interesa të krimit të organizuar.
Takimet e javëve të fundit me eksponentë të krimit të organizuar janë një indicie e mjaftueshme që SPAK të zbulojë dhe hetojë një nga skemat më të zeza të Edi Ramës me botën e krimit.
Alibeaj i bëri thirrje SPAK të hetojë se kush është krimineli që fshihet pas vendimit për hapjen e kazinove.
Ai akuzon direkt kryeministrin Rama se po i hap kazinot për persona të dënuar, në burgun 313, duke ju referuar indirekt Avdylajve.