
Kompanitë farmaceutike Pfizer Inc dhe BioNTech SE i kanë propozuar autoriteteve amerikane të zgjerojnë fazën e tretë të provave të vaksinës në 44 mijë pjesmarrës.
Në fillim ishin planifikuar 30 mijë pjesmarrës, numri i të cilëve do të plotësohet javën e ardhshme, raportoi Reuters.
Pfizer ka testuar vaksinën në më shumë se 120 vende, dhe deri më tani mbi 25 mijë persona janë regjistruar për testimin në fazën e tretë të vaksinës.
Rritja e numrit të pjesmarrësve parashikon përfshirjen e të rinjve 16 vjeçar dhe personave me sëmundje shoqëruese si HIV, hepatiti C, dhe B.
Nëse testimet janë të suksesshme, kompanitë mund të prodhojnë vaksinën dhe të aplikojnë për miratimin e saj nga autoritetet rregullatore në tetor. Ato parashikojnë prodhimin e 100 milionë dozave në fund të tetorit 2020 dhe 1,3 miliardë doza në fund të 2021.