Partia Demokratike ka denoncuar, të dielën, ‘shpërblimin’ që qeveria Rama i ka bërë prokurorit që mbylli dosjen për Arbër Bufin, nipin e kryebashkiakes së Roskovecit, akuzuar për trafik droge.
Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata shkroi se qeveria ka emëruar mbesën e prokurorit Ndriçim Sina, Enduela Sina, drejtoreshë në shkollën ‘Alush Grepça’:
“Arbër Bufi, nipi i kryebashkiakes Majlinda Bufi, njëkohësisht edhe shoferi i saj, u kap disa ditë më parë me drogë në makinën që përdorej zyrtarisht për të kryer detyrën e tij, si shofer pranë bashkisë.
Prokurori Ndriçim Sina e mbyll dosjen dhe pas mbylljes së dosjes mbesa e tij, Enduela Sina emërohet drejtoreshë shkolle.
Këmbimi valutor i një dosjeje të mbyllur duket se është një pozicion drejtues në rastin konkret.”