Karantina e dytë në Izrael do t’i kushtojë ekonomisë €1,6 miliardë

Nga Exit News
Karantina e dytë në Izrael do t’i kushtojë ekonomisë €1,6 miliardë

Karantina e dytë në Izrael, e vendosur të zgjasë tre javë, do t’i kushtojë ekonomisë €1,6 miliardë, sipas ministrit të financave.

Gjatë kanrantinës, që pritet të nisë ditën e premte, izraelitët duhet të qëndrojnë jo më larg se 500 metra nga shtëpia e tyre, por do të lejohen të udhëtojnë për në punë përmes lejeve të limituara.

Shkollat dhe qendrat tregtare do qëndrojnë mbyllur, ndërsa supermarketet dhe farmacitë do të punojnë.

Sektori publik do të punojë me staf të reduktuar, por zyrat jo qeveritare dhe bizneset nuk do duhet të mbyllen përsa kohë nuk pranojnë klientë.

Ky vendim ka sjellë edhe largimin e një nga ministrave të kabinetit, i cili kundërshtoi karantinën për arsye të ushtrimit të besimit fetar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>