
Të paktën 14 refugjatë të prekur me koronavirus janë zbuluar në mesin e refugjatëve të kampit që u dogj në 9 shtator, në Lesbos të Greqisë.
Ata janë izoluar dhe po mbahen nën vëzhgim.
Ndërkohë institucionet greke po bëjnë testime të shpejta për refugjatët e tjerë, tashmë të strehuar në disa qendra komunitare.
Rreth 35 njerëz kishin rezultuar të infektuar me koronavirus në kamp, përpara se të binte zjarri.
Zjarri i 9 shtatorit dogji plotësisht kampin e refugjatëve në Lesbos, duke lënë të pastrëhë 13 mijë refugjatë.
Qeveria greke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në ishull, ndërkohë që po teston dhe po mundohet të strehojë refugjatët.