Rudina Hajdari propozoi lista të hapura 100% dhe më pas korrektim në bazë gjinie.
“I thashë se listat duhet të jenë të hapura 100% dhe më pas mund të përdoret me korrektim në bazë të gjinisë, që qytetarët të votojnë në mënyrë të drejtë, ndërsa në fund mund t’u japim përparësi atyre grave që marrin më shumë vota, duke korrektuar kështu parlamentin me 30%”, tha Hajdari pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, të hënën, pasdite.
Hajdari, e cila doli e para nga mbledhja, sulmoi edhe përfaqësuesit politike duke u shprehur “se Rama do të mbajë tepsinë i vetëm, Mona që nuk do t’i shitet Lulit, dhe Luli që do të mbajë vagonin e partiçkave”.
Ajo tha se do të kërkojë edhe një parashikim për votën e diasporës, në listat 100% të hapura.