
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan:
“Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre.
Ata respektojnë sundimin e ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën, dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi.”