Partia Demokratike (PD) ka paditur Drejtorin e Ujësjellës-Kanalizime, Rrogozhinë, Skender Dedej për detyrimin e punonjësve për deklarimin e 20 persona që votojnë për PS-në.
PD deklaron se Dedej ka përdorur postin publik për veprimtari politike. Kallzimin në Prokurori, PD e ka mbështetur në një denoncim të një punonjësi të Ujësjellësit Rrogozhinë.
“Partia Demokratike Rrogozhinë garanton të gjithë punonjësit e administratës publike […] se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021”.