
Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca i ka bërë apel politikanëve që të dëgjojnë më shumë kërkesat e qytetarëve dhe të fitojnë besimin e tyre.
Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, në një postim në Twitter, Soreca shkruan:
“Në të gjithë botën demokracia po përballet me sfida, të përkeqësuara nga COVID-19. Besimi i qytetarëve në demokraci nuk duhet të merret si i mirëqenë. Qytetarët kërkojnë pjesëmarrje më të madhe në politikëbërje dhe transparencë. Ne duhet të dëgjojmë dhe duhet të ndërtojmë besimin.”