Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur hapjen e çështjes së Asociacionit të komunave serbe, në dialogun në Bruksel, të enjten, kthim pas për Kosovën.
“Është goditje ndaj shtetësisë së Kosovës dhe cenim i sovranitetit e me rrezik për krijimin e ‘Republikës Serbe në Kosovë’, tha Thaçi për mediat, sipas REL.
Ai kërkoi që parlamenti i të jetë më i kujdesshëm duke vënë në dukje se:
“Këtë të drejtë nuk e ka askush që të ulet të diskutojë as të negociojë e lëre të pretendojë të arrijë ndonjë marrëveshje të re për Asociacionin”.