Konsullata shqiptare në Greqi mbyllet pa afat

Nga Exit News
Konsullata shqiptare në Greqi mbyllet pa afat

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar se konsullata shqiptare do të qëndrojë e mbyllur, deri sa të testohen dhe të marrin përgjigjen e testimeve  të gjithë punonjësit e saj.

Konsullata vendosi pezullimin e punës, të mërkurën, pasi një punonjës i konsullatës, në shërbimin e aplikimit të pashaportave, u diagnostikua me Covid-19.

Ambasada njoftoi se të gjithë ambientet janë dezinfektuar, por për arsye sigurie, zyrat e konsullatës do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Në njoftim thuhet dhe se sistemi i amabsadës ka pësuar një defekt teknik, për të cilin po punohet që të zgjidhet sa më shpejt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>