Partia Demokratike ka denoncuar, të enjten, një rast të një familjeje në Kombinat, shtëpia e së cilës është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, por ende vazhdon të jetojë brenda shtëpisë së dëmtuar, duke rrezikuar çdo ditë jetën.
Përmes një rrëfimi për PD-në, Bukurie Balla tregoi se bashkë me bashkëshortin e moshuar jetojnë çdo ditë me frikën e shembjes së shtëpisë. Ajo tregoi se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga bashkia apo qeveria, qoftë në vlerë monetare si bonus qiraje apo në ushqime e ndihma të tjera.
Bukurie Balla tha se as gjatë pandemisë nuk ka marrë asnjë ndihmë, megjithëse ajo dhe bashkëshorti i saj jetojnë në varfëri.
Sipas saj, asnjë institucion nuk i ka thënë se çdo të bëhet me shtëpinë e saj të dëmtuar rëndë nga tërmeti.
“Asgjë s’më kanë thënë. Ja se do vimë sot e do vimë nesër. Mua s’më kanë thënë asnjëlloj përgjigje, jo mua por as fqinjve këtu,” u shpreh ajo.