Gjykata e Lezhës ka dënuar, të enjten, me 4 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i akuzuar, se bashkë me zyrtarë të tjerë, ka tjetërsuar pronat në Shëngjin tek zona e Ranës së Hedhur.
Dënimet e dhëna nga zyrtarët e tjerë janë:
- Ish-drejtori i Hipotekës Artan Djala u dënua me 2 vite burg;
- Ish-kryetari i Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka u dënua me 4 vite burg,
- Nënkryetari i Bashkisë, Enver Hafizi me 1 vit burg,
- Juxhin Mema u dënua me 3 vite burg,
- Ardnis Haxhia u dënua me 1,6 vite burg.
- Ish-futbollisti i Vllaznisë Renato Malotaj është shpallur i pafajshëm.
Hetimet për këtë rast nisën në vitin 2017, pas padisë së një personi i cili pretendon se prona e tij është regjistruar në emër të personave të tjerë. Sipas prokurorisë dhe gjykatës, ish-zyrtarët e lartë kanë falsifikuar dokumentet për të tjetërsuar dhe përvetësuar në mënyrë të paligjshme 285 mijë metër katrorë tokë.