Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca u dorëhoq nga detyra, ditën te premte (18 shtator), sipas Shqiptarja.com.
Ai u zëvendësua nga Elena Pici, aktualisht punonjëse në kryeministri, më herët këshilltare në zyrën e Kryeministrit Rama, si pjesë e programit të lidershipit “LEAD Albania”, të financuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).