Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u përpoq të minimizonte rëndësinë e dy atentateve kriminale të ndodhura në dy ditët e fundit, duke thënë se ketë vit kemi numrin më të ulët të vrasjeve në historinë e Shqipërisë.
“Ne sot kemi rreth 35 vrasje deri tani. S’kemi pasur kurrë ndonjëherë në historinë e re të Shqipërisë, kaq”, tha Lleshaj në një takim nga Shkodra, për median, më 18 shtator.
Ai tha se ky vit për numrin e vrasjeve është “shumë më poshtë sesa çdo periudhë e ngjashme e historisë sonë”. Madje, ministri tha se “duhet të jenë zero. Por zero nuk bëhen kurrë këto, për sa kohë ka njerëz në botë”.