Partia Demokratike deklaroi se propozimet e Partisë Socialiste janë në thelb për lista të mbyllura.
Në një postim në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi shkruan se qëndrimi i opozitës së bashkuar është i qartë:
-Lista të hapura 100 përqind;
-Opinion nga OSBE/ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat e koalicioneve 6 muaj para zgjedhjeve.
Bardhi pohoi se Rama “nuk mund të fshihet më pas propagandës!”