
Ishujt e njohur greke të Zakinthosit, Kefalonias dhe Itakës kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pas dëmeve që po shkakton cikloni mesdhetar, që prej së enjtes.
Cikloni ka shkaktuar përmbytje, pemë të rrëzuara për shkak të erërave të forta dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Autoritetet vendase kanë udhëzuar qytetarët që të mos levizin nga shtëpitë dhe të shmangin qëndrimin jashtë për një kohë të gjatë.
Në disa zona të Kefalonias, rrugët janë kthyer në lumenj të rrëmbyeshëm duke shkaktuar probleme të mëdha.
Deri më tani, nuk ka pasur asnjë raportim për viktima apo njerëz të lënduar.
