Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj takoi, të premten, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut.
Në një shkrim në Facebook për takimit, Cakaj u shpreh shumë i kënaqur me ‘ngritjen e pashembullt të përfaqësimit të shqiptarëve në institucione shtetërore dhe rolin e jashtëzakonshëm në politika drejtuese të Maqedonisë së Veriut.’
Cakaj, gjatë vizitës së tij dy-ditore, Cakaj u takua dhe me ministrin e parë të Jashtëm shqiptar në Maqedoni, Bujar Osmanin, me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryetarin e Lëvizjes “BESA”, Bilal Kasami, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, si dhe Kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi.