Gjiknuri mbron propozimin e PS-së: Listat i harton partia, por janë të ndryshueshme nga qytetarët

Nga Exit News
Gjiknuri mbron propozimin e PS-së: Listat i harton partia, por janë të ndryshueshme nga qytetarët

Damian Gjinkuri, përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, ka mbrojtur publikisht modelin e ‘listave të hapura’ propozuar nga PS një ditë më parë.

Në një deklaratë për News24, Gjiknuri tha se listat janë të hapura 100 për qind, pasi qytetarët kanë të drejtë të ndryshojnë renditjen e bërë nga partia.

Sipas tij, ‘dihet që listat i propozon partia’ ndaj nuk ka asnjë të çuditshme në propozimin e PS-së.

“Tani dihet që listat partia i propozon sepse këtu konkurojnë partitë politike.

Zgjedhësi ka të drejtë të vendosë kryqin e tij dhe të zgjedhë një nga kandidatët e listës që ka propozuar partia.

partia politike shkon me një listë, ka një renditje dhe kjo renditje është e lirë të ndryshohet nga zgjedhësit. Kjo është hapja e listës 100%, pra do të thotë që nuk ka kandidatë të mbrojtur.”

Gjinkuri theksoi se çdo kandidat që pretendon se është i fuqishëm dhe ka vota, edhe pse mund të jetë renditur poshtë nga partia, mund të bëhet deputet nëse siguron votat e nevojshme.

Ai tha se gjithsesi ky është propozim i PS-së, marrë nga shumë vende të tjera që përdorin listat e hapura.

Siç Exit News ka sqaruar më parë, propozimi i PS-së për ‘listat e hapura’ është praktikisht sistem me lista të mbyllura. Ai krijon vetëm një mundësi të vogël që ndonjë ndonjë kandidat shumë popullor që nuk behet dot deputet sipas renditjes së partisë të bëhet duke zëvendësuar fituesin e fundit nga lista e partisë.

Për të mësuar më shumë për propozimin e PS-së, lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>