Manastirliu tregon historinë e pacientit që shpëtoi pas 8 javësh në terapi intensive

Nga Exit News
Manastirliu tregon historinë e pacientit që shpëtoi pas 8 javësh në terapi intensive

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau me qytetarët historinë e Indritit, një pacienti që ka qendruar 8 javë në terapi intensive, për shkak të infektimit me Covid-19.

një postim në Facebook, Manastirliu ndau një foto të Indritit me mjekëst e spitalit Shefqet Ndroqi dhe shkroi:

“Pas 8 javësh në terapi intensive në spitalin COVID2, në gjendje shumë të vështirë, Indriti ia ka dalë ta mundë COVID19, falë punës së palodhur të stafit mjekësor dhe kthehet i shëruar në shtëpi.”

Ajo i bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, të mbajnë maskë dhe të ruajnë distancën, si e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e virusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>