Mbretëria e Bashkuar mund të arrijë në 50 mijë të infektuar ditorë në tetor

Nga Exit News
Mbretëria e Bashkuar mund të arrijë në 50 mijë të infektuar ditorë në tetor

Mbretëria e Bashkuar mund të ketë deri në 50 mijë të infektuar të rinj në ditë, në tetor, nëse situata e shpërhapjes së Covid-19 vazhdon me ritmet aktuale.

Ky është parashikimi i Chris Whittyt, drejtuesi i grupit të ekspertëve për Covid-19 në Britani, bërë në një konferencë për median të hënën.

Sipas llogaritjeve, në Mbretërinë e Bashkuar, epidemia ishte dyfishuar “afërsisht çdo shtatë ditë” dhe llogaritjet e ekspertëve tregojnë se në mes të tetorit, mund të arrihet në 50 mijë raste në ditë.

Me 50 mijë të infketuar në ditë, numri i viktimave me Covid 19 mund të arrijë në 200 për ditë.

“Vendi duhet të jetë i përgatitur për kufizime të rëndësishme për gjashtë muajt e ardhshëm, gjatë periudhës së dimrit kur virusi pritet të lulëzojë,” u shpreh ai

Ëhitty tha se nivelet e vdekshmërisë nga Covid-19 ishin “dukshëm më të mëdha” se sa gripi sezonal, i cili vret mesatarisht rreth 7 mijë persona në në vit, ose deri në 20 mijë në një vit të keq.

Sipas tij, vala e dytë e virusit duhet parë si “një problem gjashtë-mujor me të cilin duhet të merremi kolektivisht”.

Më herët dhe kryeministri Boris Johson ka treguar se vendi po përballet me valën e dytë të koronavirusit dhe se në javët në vijim mund të ketë shtime të kufizimeve për qytetarët.

Aktualisht në MB janë infektuar mbi 394 mijë persona dhe kanë humbur jetën rreth 42 mijë pacientë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>