
Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi është infektuar me Covid-19.
Sipas burimeve për median, Ademi nuk ka shkuar në bashki që prej një javë. Ajo është karantinuar në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Nuk dihet ende se si mund të jetë infektuar Ademi dhe nëse në bashki ka punonjës të tjerë të infektuar.