Rudina Hajdari akuzoi partitë politike se po përpiqen të ruajnë “status quon e partisë me lista të mbyllura dhe koalicione parazgjedhore”, në një intervistë për Report Tv, të martën, pas mbledhjes së Këshillit Politik.
Ajo tha se nuk e ka firmosur letrën e PD dhe LSI për OSBE/ODIHR pasi formula e organizimit të koalicionet nuk ishin qëllimi i saj.
Hajdari tha se propozimi i PS-ë ishte për “t’i hedhur hi syve për të shitur sapunin për djathë. Edhe pse japim votën parapëlqyese, prapë fituesin e zgjedh kryetari”.
Ajo e theksoi kërkesën e saj për “renditje të kandidatëve sipas rendin alfabetik dhe se kandidat fitues të përcaktohet nga populli dhe jo kryetari i partisë”.