
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për tenderin për blerjen e maskave anti-Covid19 në rajonin e Lacios, pas kërkesës së prokurorisë italiane.
Tenderi me vlerë 36 milionë euro për blerjen e 8,5 milionë maskave, u fitua nga kompania Ecotech Srl. Kompania nuk i ka dorëzuar ende maskat dhe kjo bëri që prokuroria të nisë hetimet për përfshirjen e saj në një skemë mashtrimi.
Sipas prokurorisë, një pjesë e parave, rreth 5 milionë euro i janë transferuar kompanisë ‘Frog’, themeluar në Shqipëri në nëntor 2018.
Aktualisht kjo kompani është në pronësi të Mirela Ndocit, por prokuroria italiane po heton dhe ish-ortakun e Ndocit në biznes, italianin Vincenzo Nuzziello.
Vincenzo Nuzzielo u dënua në Itali, në vitin 2018, për falsifikim dhe mashtrim me anë të tenderave në shëndetësi, për vitet 2005-2010.