Fatmir Mediu, kryetar i PR-së i kërkoi që “opozita duhet të bëj të qartë qendrimin e saj me partitë e tjera”, në një intervistë për Top Channel, të mërkurën. Mediu tha se opozita duhet t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë pavarësisht se çfarë do të bëjë Rama:
“Opozita duhet të bëjë të qartë qëndrimin e saj në bashkëpunimin politik, në bashkëpunimin elektoral dhe bashkëpunimin qeverisës. Nuk duhet humbur më kohë se cfarë do bëjë Edi Rama.
Të gjitha këto padyshim që duhet të jenë projeksione të opozitës, por mendoj se ka ardhur koha që opozita nuk duhet të presë më”.
Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së, në një intervistë për Top Channel u shpreh se “nëse ligji na detyron mund të dalim në 2 lista, në 3 lista, apo 5 lista. Por, e thashë, të 5 listat do të jenë kundër zotit Rama”.