Denaj do të rrisim rrogat e shëndetësisë me 40 %, brenda shtatorit miratohet vendimi

Nga Exit News
Denaj do të rrisim rrogat e shëndetësisë me 40 %, brenda shtatorit miratohet vendimi

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj njoftoi se pagat e infermierëve dhe mjekëve do të rriten me 40%, brenda muajit shtator.

E ftuar në emisionin Open, Denaj tha se “60 milion dollarë do të jetë rritja dhe kjo do jetë për të gjithë vitet”. Për shpërblimin e mjekëve që kanë punuar në spitalet Covid-19, tha se mund të jetë ndonjë rast sporadik:

“Vendimet e qeverisë për bonusin e janë të detyrueshme për t’u zbatuar. Nëse ka një denoncim që nuk është dhënë pagesa për një mjek, thesari duhet të lëvizë. Nuk është çështje e përgjithshme, por raste individuale”.

Ndërsa, Neritan Sejamini bëri akuza të forta ndaj qeverisë duke thënë se ajo nuk e ka pasur prioritet rritjen e pagave të personelit mjekësor.

“Mjekët këtu bëjnë operacione të vështira, po rrogën e kanë më të vogël se paga e shoferit e të ministres. Gjatë qeverisjes tuaj kaë skuar 5 mijë – 6 mijë mjekë në Gjermani. Kanë ikur për shkak të pagave të ulëta, kushteve të punës.

Fati i mjekëve ishte Covidi dhe fushata. Ardhja e Covidit dhe fushata tani kanë kthyer vëmendjen të mjekësia dhe shpresoj se kjo rritje të bëhet në mënyrë që të ndalen ikjet”– tha Sejamini.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>