Opozita parlamentare do bojkotojë kuvendin, nëse nuk hapen 100% listat e kandidatëve

Nga Exit News
Opozita parlamentare do bojkotojë kuvendin, nëse nuk hapen 100% listat e kandidatëve

Deputeti Andi Përmeti i ka bërë thirrje kolegëve të tij të opozitës në parlament që të bojkotojnë parlamentin nëse shumica socialiste nuk pranon hapjen 100% të listave të kandidëtave për deputetë.

Duke iu drejtuar kolegëve, Përmeti u shpreh:

“Ju ftoj që të bojkotojmë këtë parlament, nëse nuk plotësohet kërkesa jonë për listat e hapura.”

Deputetja Rudina Hajdari ishte e para që mbështeti propozimin e Përmetit.

“Jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë që të çojmë këtë kauzë kaq të bukur përpara” – deklaroi Hajdari për median.

Ajo më parë akuzoi shumicën socialiste dhe kryeministrin Rama se po mashtrojnë qytetarët me propozimin e tyre për listat e hapura, që në praktikë nuk lejon hapjen reale të listave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>