
Kreu i kuvendit Gramoz Ruçi ka ndërprerë fjalën dhe ka përjashtuar për 10 ditë nga punimet e kuvendit deputetin e opozitës Adriatik Alimadhi.
Fillimisht Ruçi i ndërpreu fjalën deputetit pas akuzave të forta që Alimadhi bëri ndaj Ruçit, duke e quajtur atë ‘komunist të ndyrë’ dhe Partinë Socialiste si ‘partinë kriminale komuniste’. Ruçi i ndërpreu deputetit fjalën me argumentin se kishte kërkuar të fliste për procedurë, por deklaratat e tij nuk kishin lidhje me procedurën e seancës.
Pas ndërhyrjes së Ruçit, Alimadhi nuk pranoi të lirojë foltoren. Pas kësaj përplasje, Ruçi vendosi përjashtimin e Alimadhit, nga punimet e kuvendit, për 10 ditë.