Franca urdhëroi mbylljen e bareve dhe restoranteve në Marsejë dhe ka kufizuar orarin e hapjes së tyre në Paris, ditën e mërkurë.
Gjithashtu, qeveria vendoi kufizimin e grumbullimeve deri në 10 persona në qytetet e prekura më shumë nga Covid-19.
Ministri francez i shëndetësisë raportoi të enjten mbi një mijë persona në terapi intensive, për herë të parë që pas 8 qershorit. Ndërsa 5 932 persona marrin trjatim në 19 spitalet Covid-19.
Franca shënoi 13, 072 raste të reja me Covdi-19, të mërkurën.