Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj u arrestua nga zyrtarë të Speciales, me akizën e pengimit të drejtësisë për publikimin e dokumentave sekrete të Prokurorisë Speciale, raporton Gazeta Express.
Haradinaj u arrestua derisa ishte duke ardhur në zyrat e televizionit T7 për intervistë.
Haradinaj nuk ka pranuar që të futet në veturën e hetuesve të Speciales dhe ka pritur derisa kanë ardhur pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Për arrestimin e tij, ai e ka fajësuar gazetarin Vehbi Kajtazi.
“Nuk shkoj me ta, vetëm me policinë e Kosovës”, tha Haradinaj për Express.
Qytetarë të shumtë kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa, të njëjtin e kanë përcjellë me duartrokitje.
Ndryshe, sot është arrestuar edhe Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
Zyrtarisht nuk dihet arsyeja pse Gucati është arrestuar dhe Tribunali Special akoma nuk ka lëshuar ndonjë njoftim.
Aludohet se arsyeja mund të jetë çështja e publikimit të dosjeve, që e ka bërë OVL-ja e UÇK-së.
Botuar më parë tek Gazeta Express.