Ish deputeti i PD, Flamur Noka deklaroi se njësoj si procesi i eleminimin të kandidatëve për kandidatë deputet do të qeverisë PD në 2021.
Në një intervistë me gazetaren Nisida Tufa, Noka u shpreh:
“Sot jemi në rrethana tërësisht diskredituese dhe denigruese nga qeveria. Po jepet një shembull si qeveriset partia për të treguar se në këtë mënyrë do qeverisim me Bashën.”
Noka tregoi se procesi i përzgjedhjes dotë kalojë në dy faza duke theksuar se është një proces që nuk është zbatuar kurrë në Ballkan.
“Është proces demokratik, i pazbatuar në Shqipëri ndonjëherë. Për herë të parë e bën PD. Nuk është zbatuar kurrë në Ballkan. “
Noka do të kandidojë si deputet në Tiranë pas shumë vitesh si deputet i Kukësit.