Zvicra do të votojë sot (27 shtator) nëse do të dalë nga marrëveshja për lëvizjen e lirë të qytetarëve me BE-në.
Referendumi u thirr nga partia e djathtë (Partia e Popullit), e cila ka zhvilluar edhe referendumin në 2014 për të miratuar kuotat e emigrantëve nga BE-ja.
Ata thanë se lëvizja do t’i japë mundësi Zvicrës të kontrollojë kufijtë e saj dhe të zgjedhë emigrantët që do të lejojë të hyjnë.
Ndërsa kundërshtarët argumentuan se kjo do të fusë ekonominë në recession, dhe do të privojë qindar mijëra qytetarët zvicerian nga lëvizja e tyre e lirë dhe lëvizjen nëpër Evropë.
Qeveria zviceriane po i bënë thirrje votuesve të votojnë kundra, duke e krahasuar atë me Brexit.
Ky propozim nuk mbështetet as nga pjesa më e madhe e zvicerianëve. Sipas një sondazhi të publikuar të shtunën, 60 përqind e qytetarëve do të votojnë kundra daljes nga marrëveshja për lëvizjen e lirë.
Në vendimin e zvicerianëve ka ndikuar edhe mbyllja e kufijve me Francë, Gjermaninë, Italinë dhe Austrinë, duke i kujtuar atyre se sa shumë e rëndësishme është lëvizja e lirë në BE.
Zvicra vendosi të mos bëhet anëtare e BE-së, por ajo pranoi të firmosë marrëveshjen e tregtisë së lirë, dhe të bashkëpunojë me Brukselin në fushën e transportit, mjedisit, kërkimit shkencor dhe arsimit.
Çmimi për zbatimin e këtyre kërkesave ishte lëvizja e lirë e qytetarëve në zonën shengen.
BE e ka lajmëruar edhe më parë Zvicrën, se nëse kërkon lëvizje të lirë të mallrave duhet edhe të respektojë marreveshjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve.