Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike do të votëbesohen nga anëtarësia e partisë dhe nuk do të kalojnë direkt në listat për kandidatë për deputëtë në zgjedhjet e 25 prillit.
Vendimi është marrë nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.
Nga 28 anëtarë të Kryesisë, të vetmit të cilët do të përjashtohen nga ky process janë drejtuesit më të lartë të PD-së: kreu i saj Lulzim Basha, dy nënkryetarët Edi Paloka e Edmond Spaho, sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, Sekretari Organizativ, Sahit Dollapi, Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minarolli, dhe Drejtori i Fushatës në PD, Alfred Rushaj.
Ndërsa anëtarët e tjerë të kryesisë do të votohen në zona të ndryshme të Tiranës.
Pas votimit të parë, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve do të vendosë nëse ata do të vazhdojnë të jenë kandidatë në të njëjtat zona ku janë votuar, apo do të shpërndahen në qarqe të tjera të vendit.
Anëtarët e kryesisë së PD-së do të votohen sipas kësaj shpërndarje:
- Albana Vokshi, Dega 7, Qarku Tiranë;
- Arben Kashahu, Qarku Tiranë;
- Arben Ristani, Dega 9, Qarku Tiranë;
- Belind Këlliçi, Dega 10, Qarku Tiranë;
- Çlirim Gjata, Dega 3, Qarku Tiranë;
- Dhurata Cupi, Dega Mat, Qarku Dibër;
- Endri Hasa, Dega Elbasan, Qarku Elbasan;
- Enkelejd Alibeaj, Dega Mallakastër, Qarku Fier;
- Enno Bozdo, Dega 1, Qarku Tiranë;
- Fatbardh Kadilli, Dega 6, Qarku Tiranë;
- Flamur Noka, Qarku Tiranë;
- Florjon Mima, Qarku Durrës;
- Grida Duma, Qarku Tiranë;
- Ina Zhupa-Dega 6, Qarku Tiranë;
- Ivi Kaso-Dega 2, Qarku Tiranë;
- Izmira Ulqinaku, Dega Shkodër;
- Jamarber Malltezi, Qarku Tiranë;
- Jorida Tabaku, Dega 8, Qarku Tiranë;
- Kreshnik Çollaku, Dega Mat, Qarku Dibër;
- Oerd Bylykbashi, Dega Durrës, Qarku Durrës;
- Orjola Pampuri, Qarku Tiranë;
- Tomorr Alizoti, Dega 8, Qarku Tiranë.
I gjithë procesi për përzgjedhjen nga anëtarësia e kandidatëve për deputetë, që ka nisur brenda PD-së, pritet të përfundojë në 11 tetor.