Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani takoi të hënën Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.
Në një njoftim në faqen zyrtare, kreu i ILD shkruan:
“Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani zhvilloi një takim pune me Prokurorin e Përgjithshëm z. Olsian Çela.Në krye të këtij takimi të parë institucional, z. Metani vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, në drejtim të përcjelljes pranë zyrës së ILD, sipas parashikimeve ligjore, të ankesave, arkivës apo të dhënave që zotëronte institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm e të depozituara gjatë periudhës kalimtare, deri në ngritjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.”
Metani dhe Çela ranë dakort për të thelluar më shumë bashkëpuniin mes dy institucioneve.