Ministri Lleshaj reagon pas denoncimit për ndryshimin pa dijeni të adresave të qytetarëve

Nga Exit News
Ministri Lleshaj reagon pas denoncimit për ndryshimin pa dijeni të adresave të qytetarëve

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se qytetarët do të votojnë në qendrat e tyre të mëparshme, duke theksuar se procesi i përditësimit të adresase nuk ndryshon qendrën e votimit.

Në një komunikim për gazetarët, Lleshaj deklaroi:

“Procesi i përditësimit apo saktësimit të adresave nuk prek qendrën e votimit të qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Qytetarët do të vijojnë të votojnë në qendrat e tyre të mëparshme.”

Lleshaj kërcënoi median duke thënë se “organet përgjegjëse do të thellohen në verifikimet dhe hetimet përkatëse, me qëllim që të parandalohen apo goditen ligjërisht të gjitha përpjekjet e paligjshme për të krijuar konfuzion, për të intimiduar apo për të ndikuar në procesin e përgatitjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.”

Lleshaj pohoi se në 5 tetor do të dalë lista paraprake e zgjedhësve. Ai tha se qeveria është angazhuar për të saktësuar adresat e qytetarëve.

Ministri njoftoi qytetarët se mund të shohin adresat dhe qendrën e tyre të votimit në portalin e-Albania.

Reagimi i Lleshajt erdhi pasi emisioni Boom në televizionin Ora News denoncoi zhvendosjen e adresës së qytetarëve të Tiranës pa dijeninë e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>