Kryetari i partisë ‘Nisma’, pjesë e së cilës është dhe deputetja Rudina Hajdari, do të vendoset nga qytetarët në zgjedhjet e 25 prillit.
Kështu deklaroi Hajdari mbrëmjen e së martës, në një intervistë për gazetaren Ilva Tare në Euronews.
‘Parimi që kemi vendosur është që kur të shkojnë në zgjedhje, ai që do të votohet më shumë do të jetë kryetari i kësaj partie,’ u shpreh ajo.
Hajdari njoftoi se ‘Nisma’ aktualisht po mbledh firmat e qytetarëve në gjithë vendin për tu regjistruar në gjykatë.
Ajo tha se qëllimi i Nismës është të jetë një opozitë reale pasi sot ‘të bësh koalicion me Edi Ramën është njësoj po aq e keqe sa të bësh koalicion me Bashën’.