Autoritetet turke kanë arrestuar 82 persona, ndër ta edhe kryebashkiakun e krahinës Kars, përfshirë në protestën pro kurde, 6 vjet më parë, sipas medias lokale.
Ata akuzohen për vrasje, dëmtim të pronës, grabitje, djegien e flamurit turk dhe plagosjen e 326 zyrtarëve të sigurisë dhe 435 qytetarëve.
Ndër të arrestuarit ishte edhe kryetari i bashkisë së qytetit lindor Kars, Ayhan Bilgen, njoftoi e përditshmja Hurriyet. Bilgen u zgjodh kryebashkiak në zgjedhjet lokale të vitit 2019 duke përfaqësuar Partinë Demokratike të Popujve pro-Kurde (HDP), e cila është partia e dytë më e madh e opozitës në Turqi.
HDP fitoi 65 bashki, ndër ta 47 janë arrestuar me akuzën për terror, dhe janë zëvendësuar me zyrtarë të pazgjedhur. Ish-kryetari i partisë Selahattin Demirtaş ndodhet në burg që prej vitit 2016, sëbashku me 12 deputetë, pavarësisht vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.