PD akuzon qeverinë për ndryshimin e vendbanimit të qytetarëve, paralajmëron kallëzim ndaj ministrit Lleshaj

Nga Exit News
PD akuzon qeverinë për ndryshimin e vendbanimit të qytetarëve, paralajmëron kallëzim ndaj ministrit Lleshaj

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se po ndryshon vendbanimet e qytetarëve pa dijeninë e tyre.

Në një deklaratë për shtyp, Enkelejd Alibeaj u shpreh se kjo është shkelje e ligjit dhe cenim i të së drejtës për të votuar.

Për dy ditë me radhë, Emisioni investigativ “Boom” ka sjellë prova të pakundërshtueshme, dëshmi qytetarësh se qeveria ka nisur operacionin për të penguar qytetarët të votojnë, duke ndryshuar vendbanimin e tyre, pa kërkesën e vetë qytetarëve.

Kjo është një shkelje e hapur e ligjit për gjendjen civile, është shkelje e hapur e Kushtetutës dhe e të drjetës për të votuar. “

Alibeaj pohoi se PD do të kallëzojë në prokurori ministrin Sandër Lleshaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>