Pas akuzave të PD, reagon ministri Lleshaj: Nuk ka ndryshim të qendrave të votimit

Nga Exit News
Pas akuzave të PD, reagon ministri Lleshaj: Nuk ka ndryshim të qendrave të votimit

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka konsideruar akuzat e PD si mashtrime të opinionit publik.

Në një postim në Facebook, Lleshaj sqaroi se nuk do të ketë ndryshim të qendrave të votimit si dhe përditësimi i adresave po bëhet në përputhje me ligjin.

“Asnjë ndryshim nuk po ndodh, nuk do të ndodhë dhe nuk mund të ndodhë me qendrat e votimit. Ekstrakti i parë i listave të votuesve do të publikohet më datën 5 tetor dhe çdokush do të ketë mundësinë që të shohë se qendrat e votimit nuk ndryshohen. Ngatërrimi diabolik i procesit të përditësimit apo saktësimit të adresave të qytetarëve, që kryhet në zbatim të ligjit, nuk ka asnjë lidhje me qendrat e votimit të tyre, të cilat nuk ndryshojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”

Në lidhje me kallëzimin e paralajmëruar nga PD, Lleshaj pohoi se:

“Nëse doni të bëni kallëzime, shkoni në prokurori. Paralajmërimet tuaja se do të bëni kallëzime janë qesharake, edhe pse në të vërtetë i bëni me qëllim presioni publik dhe intimidimi. Mos u lodhni kot me paralajmërime, thjesht shkoni në prokurori”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>